zoom

Aktualitet

Pas hekurave prej më shumë se 2 muajsh, Erion Veliaj kërkon lirinë

Pas hekurave prej më shumë se 2 muajsh, Erion Veliaj kërkon lirinë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, ka kërkuar lirinë nga qelia.

Në një shkresë drejtuar GJKKO, Veliaj revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë si dhe informacion dy mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij sa i përket veprës penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kërkesa e tij do shqyrtohet të mërkurën në orën 12:00 nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” ndaj Veliajt.

Sa vite burg rrezikon Erion Veliaj

Çfarë parashikon Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në lidhje me akuzat që SPAK-u i ka ngritur Erion Veliajt. Akuza e “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, neni 260 i Kodit Penal, është nga 4 deri në 12 vite burg.

Duhet të kemi parasysh se në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kemi të bëjmë me një, por me të paktën 9 raste, thonë vendimet e njëpasnjëshme të gjykatës.

Më i fundit, ai i Engert Pëllumbit, tregon edhe rastet e ngjashme të kolegëve të Erion Veliajt, kryebashkiakë, të cilët janë dënuar nga GJKKO. Akuza e dytë është “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, e cila shkon nga 7 deri në 15 vite burg. Akuza e tretë për “Futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, e cila sipas nenit 324/a të Kodit Penal, Erion Veliaj rrezikon 5 deri në 10 vite burg.

Në rast se do të mblidheshin në mënyrë matematikore, Erion Veliajt në minimum duhet t’i kërkonin nga 16 në 37 vite burg, por nuk bëhet kështu përllogaritja. Pra, nuk merret mbledhja e minimumit dhe maksimumit në kërkesën që paraqitet nga prokurorët në gjykatë, por merren nenet që kanë, merret vepra. Vitet e tjera të dënimit përthithen nga vepra më e rëndë penale.

Erion Veliaj rrezikon me këto tri vepra, që në gjykatë me akuzë, të shkojë me kërkesë nga 7 deri në 15 vite burg. Ky është shpjegimi që japin avokatët dhe juristët në lidhje me tri akuzat, që i janë bërë me dije kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përtej çdo debati, përtej çdo opinioni dhe përtej çdo diskutimi, Kodi Penal është i ftohtë, i ka të mirëpërcaktuara nenet dhe dënimet dhe kryebashkiaku i Tiranës në minimumin e tij, sipas tri veprave penale që ka konsumuar dhe janë bërë me dije, rrezikon nga 7 deri në 15 vite heqje lirie.

Në rast se do të dënohet nga gjykata, sipas këtyre tri neneve të Kodit Penal, që janë bërë tashmë publike. Më i rëndi është ai i “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, që ka dhe vitet më të mëdha të dënimit, që mesa duket qartazi do t’i paraqiten në gjykatë kryebashkiakut të Tiranës

Postime të lidhura