zoom

Aktualitet

Përgjimet/ “Jo, s’do të dëshmoj kundër vajzës sime, po më shkatërroni familjen”- Si Veliaj instruktoi nga qelia vjehrrën për të kyçur gojën në SPAK!

Përgjimet/ “Jo, s’do të dëshmoj kundër vajzës sime, po më shkatërroni familjen”- Si Veliaj instruktoi nga qelia vjehrrën për të kyçur gojën në SPAK!

Detaje të reja dalin nga përgjimet e SPAK ndaj Erion Veliaj, ku së fundmi janë publikuar biseda se si kryetari Bashkisë Tiranë, nga qelia, instruktonte vjehrrën e tij, Valbona Xoxaj se çfarë duhet të deklaronte në SPAK.

Në bisedën e zhilluar më datën 18 shkurt 2025 në orën 20:51, Ajola Xoxa gjatë bisedës me Erion Veliajn i tregon që është e shqetësuar se pasi nëna e saj duhej të paraqitej në SPAK.

Ndërsa bashkëshjorti i saj e instrukton e çfarë duhet të deklarojë vjehrra e tij para prokurorëve të posaçëm, ku i thotë Ajolës që nëna e saj duhet të shprehet “nuk dëshmoj kundër vajzës, s’kam detyrim ligjor, kaq asgjë më shumë“.

“Erion Veliaj i tregon se po i bënë dy-tre pyetje ata duhet të thonë: “Do të pyes avokatin dhe do t’ju them. Erdha vetëm për t’ju përgjigjur thirrjes, por nuk dëshmoj kundër vajzës, s’kam detyrim ligjor, kaq asigjë më shumë”. “Edhe të shkojnë aty dhe të thonë jo, nuk dëshmojmë kundër vajzës time, as ti thotë i qëndroj deklarimeve, s’ka ça i qëndron fare, as nuk flet fare, nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj, po shkatërroni familjen të tërë, s’dua të dëshmoj”. Më pas, Erion Veliaj i tregon se ka biseduar me Maksin dhe të premten do të mblidhen të gjithë te Dhoma e Avokatisë, e ndoshta do të ndërmarrin ca veprime si në shkallë më të gjerë, se kjo është kot, avokatët nuk ekzistojnë, për ca duhet ky profesion”, thuhet në dosjen e SPAK.

PËRGJIMET/ “As nuk flet fare, nuk dua të dëshmoj”-

Dhe pas këtij instruktimi rezulton që një ditë më pas, pra më 19 shkurt, Valbona Xoxa është paraqitur në SPAK dhe qëndroi vetëm 15 minuta, ku lë të kuptohet se ajo ka zbatuar me përpikmëri udhëzimet nga qelia të Erion Veliaj.

Postime të lidhura