Aplikacion
Erion Veliaj, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit të Durrësit që prej 12 shkurtit, kur Gjykata e Posaçme e la në burg, tashmë rezulton edhe banor i Durrësit.
Nga një kontroll në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se Veliaj është banor i Durrësit dhe se të drejtën e votës e ka atje.

Kjo, për juristët interpretohet si humbje e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranë.
Juristi Marash Logu i kërkon Këshillit Bashkiak të Tiranës të marrë situatën në dorë pas kësaj dhe të njoftojë Këshillin e Ministrave.
“Erion Veliaj humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë!
Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Marash Logu./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit