Aplikacion
Gazetari Julian Hoxhaj ka deklaruar se emri i kryebashkiakut Erion Veliaj është fshirë nga dosja e inceneratorit.
Ai u shpreh se në dosjen e Arben Ahmetajt përmendet Erion Veliaj të paktën 12 herë.
“Dhe çuditërisht ne nuk e kemi Veliajn të përmendur në dosjen e vitit 2023 por edhe në dosjet në hetimet në masat e mëvonshme që janë marrë për inceneratorin e Tiranës”, deklaroi gazetari.
Gazetari, i ftuar në Ora News, theksoi se të gjithë personat e dënuar për aferën e inceneratorit janë ‘bishti i kavallit’ përpara personave që janë realisht përgjegjës për këtë aferë.
Hoxhaj: Sot Lefter Koka dhe të gjithë personat e dënuar janë pot hemi ‘bishti i kavallit’ përpara personave që janë realisht përgjegjës për këtë aferë.
Afera e inceneratorit të Tiranës e para u fraksionua dhe nuk do duhej të ndodhte sepse të gjithë inceneratorët janë një aferë e vetme.
Publike janë bërë të gjitha të dhënat e mundshme për këtë aferë, qoftë nga dosja e Arben Ahmetajt që përmendet Erion Veliaj të paktën 12 herë.
Dhe çuditërisht ne nuk e kemi Veliajn të përmendur në dosjen e vitit 2023 por edhe në dosjet në hetimet në masat e mëvonshme që janë marrë për inceneratorin e Tiranës.
Pra Erion Veliaj u fshi nga afera. Dhe unë mendoj se kjo nuk ka qenë e paqëllimtë.
Ka qenë e qëllimtë pasi afera e inceneratorëve patjetër që ka një dyshe të madhe përgjegjëse.
Dhe është pikërisht Erion Veliaj që sot është në qeli për hetimin pasuror dhe Edi Rama.
Veliaj dha garanci financiare edhe për bashkinë e Tiranës në shkelje të ligjit sepse nuk ia lejon ligji pasi duhej të mblidhej këshilli bashkiak.