Aplikacion
Nuk ishte vetëm perla e turizmit, por edhe simbol i qetësisë. Të paktën deri këtë verë Saranda i mbante me mburrje këto epitete. Tani pasiguria e ka rrëzuar nga froni.
Nga një qytet bregdetar i qetë e me turizëm elitar, Saranda është kthyer këto ditë në një arenë ku plumbat fishkëllejnë nga të katër anët e ku tritoli po përdoret si mjet për të larë hesapet mes bandave.
Në vetëm katër ditë qyteti ka përjetuar dy sulme me armë zjarri dhe një shpërthim me tritol, një bilanc i frikshëm për çdo vend, aq më tepër për një zonë që jeton nga turizmi.
Ajo që po ndodh në Sarandë është plotësimi i një tabloje dhune e pasigurie që ka prekur gjithë vendin.
Rrahje për plazhe e çadra nga Ksamili në Velipojë, dhunë nëpër lokalet më të frekuentuara të bregdetit, larje hesapesh për drogë e trafiqe të tjera; kjo është kronika që mbush çdo ditë faqet e mediave online apo ekranet televizive.
E gjithë kjo është provë e pakundërshtueshme që siguria po përkeqësohet në nivele të frikshme, aq sa është bërë shqetësuese edhe të mendosh të shkosh në plazh. Kush shkon në Sarandë duhet ta mendojë disa herë se arma apo tritoli mund të kërcasin kudo e në çdo kohë.
Pasiguria dhe mosbesimi i qytetarëve rriten kur shohin një polici inekzistente app kur lexojnë në media që policia i la të lirë dy persona të dhunshëm që u rrahën te Lolipop në Green Coast edhe pse rrezikuan qindra pushues e shkatërruan lokalin.
Videot e publikuara në mediat online dhe ato sociale dhe komentet e qytetarëve flasin për një ndjesi braktisjeje të tyre nga ana e policisë.
Kritikat më të ashpra janë drejtuar ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sipas denoncimeve në internet, drejtimi i tij është i fokusuar më shumë në vendosjen e gjobave për bizneset dhe në favorizimin e disa grupeve kriminale sesa në garantimin e sigurisë publike.
Kjo është një situatë e rrezikshme, pasi tregon se policia nuk është më e interesuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Me këtë mënyrë reagimi policia po i bën një dëm të pariparueshëm turizmit. Kush do të vinte të pushonte mes plumbash e tritoli apo rrahjeve që janë bërë të zakonshme se policia amniston kriminelët, në një vend që ngjan gjithnjë e më shumë si “Far West”?
Kryeministri Rama mund t’i përdorë sa të dojë rrjetet e tij sociale për të peomovuar Shqipërinë, mund t’i ndërrojë sa herë të dojë ministrat e drejtorët e bashkive, por pa garantuar së pari sigurinë në çdo cep të vendit, nuk mund të presë rritje të turizmit. Ai e di mirë se kur diçka mban erë, qelbja vjen nga koka. Dhe siguria në Shqipëri ka kohë që mban erë baruti, ndërsa policia po noton në llumin e rryshfetit, korrupsionit e lidhjeve me krimin njësoj si 30 vjet më parë. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari