zoom

Aktualitet

Nisma e Ramës fut në sherr biznesmenët në “Delijorgj”. Pronarët e lokalit rrahin konkurrentin: Pse më denoncove?!

Nisma e Ramës fut në sherr biznesmenët në “Delijorgj”. Pronarët e lokalit rrahin konkurrentin: Pse më denoncove?!

Një përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona.

Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Mësohet se shkak i sherrit ka qenë aksioni i lirimit të hapësirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, hoqi tendat e lokaleve dhe strukturat metalike të vendosur prej bizneseve.

Dyshohet se shkak për sherrin ka qenë denoncimi i Laert Kasajt ndaj biznesit të Ferhat Kajat,  pikërisht për zaptimin e hapësirës publike.

Për këtë ngjarje Policia ka reaguar me një njoftim të shkurtër vetëm pas 2 ditësh kur çështja është bërë mediatike, teksa e cilëson ngjarjen si të ndodhur per motive te dobeta.

Postime të lidhura