zoom

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm me tritol në makinën e 31-vjeçarit, kush është i riu i shpallur në kërkim

Shpërthim i fuqishëm me tritol në makinën e 31-vjeçarit, kush është i riu i shpallur në kërkim

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e së hënës.

Raportohet se tritoli ka shpërthyer në makinën e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, i shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi policia.

Klaus Jaçaj akuzohet si i përfshirë në ngjarjen e rëndë në Sarandë (më 17 Korrik) ky dy të rinjtë, Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç, u qëlluan me armë zjarri pas një sherri në lokal.

Klaus Jaçaj akuzohet si përkrahës i autorit të dyshuar të ngjarjes, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, në kërkim për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Ndërkohë për ngjarjen janë shpallur në kërkim 31-vjeçari që iu vendos tritol në makinë, vëllai i autorit të dyshuar Erjon Canaj, si edhe Artan Murtaj nën akuzën e përkrahjes së autorit.

“U shpallën në kërkim katër shtetas: Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Erjon Canaj, 36 vjeç, Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”– informuan blutë.

Duke shtuar: “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.”

Postime të lidhura