Aplikacion
Policia e Sarandës është vënë në ndjekje të autorëve të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur pasditen e kësaj të enjteje pranë stadiumit të qytetit.
Grupi hetimor ka identifikuar si autorë dy vëllezër, që janë shpallur në kërkim.
Të dy të dyshuarit janë me precedentë penalë dhe të njohur për autoritetet.
Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 43 vjeç, ka qenë më parë i dënuar në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë qëndrimit në Greqi, ka pasur përplasje të armatosur edhe me forcat e policisë greke. Aktualisht, ndodhet në një proces gjyqësor në Sarandë për akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.
Autori i dytë është Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllai i tij, ka gjithashtu një histori përplasjesh me ligjin. Në dhjetor të vitit 2022, ai dhunoi rojen e Spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 u arrestua pasi iu gjetën dy pistoleta në banesë, por më vonë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës.
Dy të plagosurit me armë zjarri Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32 vjeç kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit. Ata janë në spitalin e Traumës në Tiranë./ Zoom.al
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit kallëzohet në polici për kanosjen e zyrtares së lartë