Aplikacion
Disa të shtëna me armë zjarri u raportuan pasditen e kësaj të enjteje në Sarandë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 4, pranë stadiumit të qytetit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit fillimisht u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata u dërguan te spitali i Traumës në Tiranë.
Identitetet e tyre nuk janë zbuluar ende.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Hetimet paraprake kanë nisur me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.