Aplikacion
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e djeshme pranë një stani në fshatin Mesul, në bjeshkët e Munellës.
Një 37-vjeçar nga fshati Spaç ka telefonuar policinë, duke treguar se po qëllojnë me armë pranë stanit të tij.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 6 gëzhoja që dyshohet se janë qëlluar në ajër.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit


