Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Theth, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.
Sipas policisë, një 33-vjeçar qëlloi me armë në drejtim të një makine, ku ndodheshin tre persona, N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç.
Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e qëlluar.
Policia arrestoi autorin 33-vjeçar, ndërsa po merr dëshmitë e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje./ Zoom.al
Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë


