Aplikacion
Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, ku dy persona mbetën të plagosur pas një përplasjeje me armë zjarri në një lokal.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, janë shpallur në kërkim katër shtetas:
Sipas hetimeve paraprake, konflikti i ndodhur rreth orës 15:00 më datë 17 korrik 2025, ka pasur motive të dobëta. Gjatë sherrit fizik me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur të dy të rinjtë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjatë hetimeve, në kontrollin fizik të shtetasit G. H. – njërit prej të plagosurve – policia gjeti një armë zjarri pistoletë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Për këtë arsye, G. H. u arrestua në flagrancë për “Mbajtje pa leje të armëve”.
Nga vendngjarja, autoritetet sekuestruan gjithashtu:
Policia po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para drejtësisë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.