zoom

Aktualitet

Tjetër ngjarje e dhunshme në Sarandë, sherr me sende të forta në shëtitore

Tjetër ngjarje e dhunshme në Sarandë, sherr me sende të forta në shëtitore

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut në Sarandë nga ku mësohet se disa të rinj janë përleshur me sende të forta si shkopinj dhe baleta druri.

Sipas informacioneve, sherri mes dy grupeve ka degjeneruar në dhunë fizike, megjithastë nuk dihet ende shkaku apo nëse ka pasur të lënduar nga ky rast i ndodhur në shëtitoren e qytetit.

Gjithashtu konflikti i dhunshëm raportohet të ketë krijuar panik mes qytetarëve dhe turistëve në zonë.

Postime të lidhura