zoom

In Zoom

Plazhet e jugut, parajsë e kriminelëve. Policia e Ilir Prodës, e përgjumur apo e korruptuar?

Plazhet e jugut, parajsë e kriminelëve. Policia e Ilir Prodës, e përgjumur apo e korruptuar?

Një tjetër ngjarje e dhunshme e ndodhur në një nga lokalet më të njohur të bregdetit të jugut ka ngritur edhe njëherë pikëpyetje të forta për policinë.

Mbrëmjen e kaluar, në lokalin “Lollipop” në Palasë, një sherr i dhunshëm shkaktoi panik te qindra pushues. Disa persona u konfliktuan duke shkaktuar panik. Protagonistët e sherrit janë A. P. dhe Valter Përshpala, dy emra të njohur për aktivitet të dyshimtë, dhunë, dhe lëvizje me armë nëpër plazhe.

A. P, një ish-mekanik që sipas disa denoncimeve në rrjete sociale “bën transferta shumash të mëdha”, është shndërruar në një personazh problematik, ndërkohë që Përshpalaj përmendet nga burime policore si person me precedent penal për dhënie parash me fajde dhe rrahje. Të dy frekuentojnë plazhet e jugut, lëvizin me makina luksoze dhe ajo çfarë është alarmante, “ara rrinë me armë nëpër plazhe”, sipas disa denoncimeve

Pyetja nuk është se përse personazhe të tjerë konfliktohen, por ku është policia?

“Policia fle gjumë ose është e paguar”, “këta janë gjithmonë në kërkim”, “duhet të japë dorëheqje drejtori i Policisë së Vlorës dhe vetë Ilir Proda, më i përgjumuri në polici”, thonë disa nga pushuesit e jugut për Zoom.al.

Ka nga ata që thonë se drejtuesit e policisë marrin pagesa të përmuajshme që të mos i ngacmojë “të fortët”.

Dhe teska policia fle apo merr rryshfet nga krimi, kriminelët e kanë gjetur parajsën e tyre në plazhet e jugut.

Prokuroria dhe SPAK duhet ta hetojnë këtë realitet. Sepse jugu të paktën nuk është Dubai ku kriminelët zor të ekstradohen. Duhet të reagojnë pa vonesë se kriminelët nuk do vrasin vetëm njëri tjetrin, por dhe turizmin. /Zoom.al

Postime të lidhura