zoom

Aktualitet

Sherr në Ksamil, dy turistë të huaj konfliktohen me njëri-tjetrin

Sherr në Ksamil, dy turistë të huaj konfliktohen me njëri-tjetrin

Një konflikt mes dy turistësh të huaj ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Ksamilit, duke shkaktuar shqetësim tek pushuesit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në sherr janë përfshirë një 36-vjeçar me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një 30-vjeçare, banuese në Austri.

Shkaqet e konfliktit nuk janë bërë ende të ditura, por hetimet e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Autoritetet lokale po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura