zoom

Aktualitet

Denoncimi/ Banda e Suel Çelës dhunon në zyrë Gledian Llatjan, ku është Ilir Proda?

Denoncimi/ Banda e Suel Çelës dhunon në zyrë Gledian Llatjan, ku është Ilir Proda?

Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja është dhunuar në zyrën e tij nga anëtarë të bandës së Suel Çelës, sipas një denoncimi anonim të bërë publik nga kreu i PD-së Sali Berisha.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe dhunuesit kanë qenë tre persona, mes të cilëve vrasësi me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga autoritetet ligjzbatuese apo kryepolici, Ilir Proda.

Denoncimi:

Përshëndetje. Jam një punonjës në bashkinë e Elbasanit, doja të denoncoja një ngjarjë shumë të rëndë nuk kemi ku të ankohemi skemi besim te policia e Elbasanit se është nën urdhrat e banditit kriminelit Suel Çela. Para 2 ditësh banda Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë 3 persona me në krye vrasësin me pagesë Shkelzen Hasanpapaj e di i tërë qyteti por asnjë s’ka guxim me fol. Le të dali kryetari Llatja dhe ta mohoi këtë ngjarje. Ju lutem publikojeni se jeni i vetmi ku ne qytetarët e thjeshtë kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zeri ynë. Ju përgjërohem anonim se kemi fëmijë për të rritur qyteti Elbasanit është bërë i pa banueshëm nga kjo bandë kriminale me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshendetjet më të perzemerta. Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.

Postime të lidhura