Aplikacion
Tre orë luftë mund të cilësohet ajo çfarë ndodhi ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
Në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u regjistruan akte të rënda dhune fizike, teksa nuk munguan as fyerjet e shumta.
Në videon e mëposhtme, siguruar nga Zoom.al duket se si protestuesit e PD-së sulmohen me shkopinj dhe gurë, fill pas ngjitjes në kat të dytë përmes një shkalle metalike.
View this post on Instagram
Megjithëse nuk mundën të depërtojnë në katin e dytë, protestuesit hodhën sende të forta drejt zyrës së Lulzim Bashës duke shkaktuar jo pak dëme. Ndërhyrja policore solli përfundimin e protestës.
FOTO/ Dy të lënduar gjatë protestës, Policia përdor ujë me ngjyrë blu dhe gaz lotsjellës