zoom

Politikë

Rama: Të dy palët në protestën e PD-së ishin gati të vrisnin

Rama: Të dy palët në protestën e PD-së ishin gati të vrisnin

“Të dy palët në protestën e djeshme të PD-së ishin gati të vrisnin”, deklaroi kryeministri i vendit, Edi Rama, në një prononcim ditën e sotme.

Më tej vijoi:

“E rëndë për Shqipërinë, për demokratët. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të pyesin a është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj.

Sepse lajmi mori dhenë. Lajm sa absurd aq edhe qesharak që sulmohet me dhunë partia e opozitës nga vetë mbështetësit e saj.

Diçka ekstreme, e pa ndodhur kurrë në historinë e botës demokratike. Nuk u vë faj atyre që mendojnë se kjo është mirëseardhur nga unë. Një zhvillim i kësaj natyre që e dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin, shoqërinë…”

Postime të lidhura