Aplikacion
Ka shkuar në 60 numri i të shoqëruarve pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë te selia e Partisë Demokratike, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Numri i të shoqëruarve vijon të rritet, ndërsa deri më tani 15 prej të shoqëruarve u është komunikuar arresti.
Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”. Ndërkohë, grupi hetimor ka verifikuar pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë aktet e dhunës dhe për të identifikuar më pas protestuesit, duke i shoqëruar ata.
FOTO/ Dy të lënduar gjatë protestës, Policia përdor ujë me ngjyrë blu dhe gaz lotsjellës