zoom

Politikë

Protesta e PD-së, Rama: Shfaqja e djeshme, mesjetare e qesharake

Protesta e PD-së, Rama: Shfaqja e djeshme, mesjetare e qesharake

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin online në Facebook me demokratët për ngjarjen e djeshme të ndodhur dje në selinë blu, ku protesta përpara selisë së PD-së përfundoi me dhunë, e u shpërnda nga ndërhyrja e policisë së shtetit.

“Ngjarja e djeshme përgjegjësi e dy personave, shumë e rëndë për demokratët dhe për vetë Shqipërinë. Ky është një shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD. Një zhvillim i kësaj natyre godet edhe shoqërinë”, tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi se ngjarja e djeshme ishte një shfaqje mesjetare, sulm i rëndë, qesharak, që s’ka ndodhur ndonjëherë në demokraci.

Edi Rama: Ky bashkëbisedim është shumë i veçantë sepse është një komunikim që i adresohet miqve demokratë në këtë rrjet social dhe përmes mediave që mbase do ta ndjekin këtë komunikim të gjithë demokratëve, njerëzve të zakonshëm, të arsyeshëm, prindër, familjarë, shqiptarë që për 1001 arsye i përkasin asaj pjese të kampit politik që identifikohet me PD-në tash 30 vjet.

Ndodhia e djeshme ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët pa diskutim, por ishte e rëndë dhe për shqiptarët e Shqipërinë. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të pyesin nëse është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj sepse lajmi mori dhenë.

Një lajm absurd, befasues, sa i rëndë dhe aq qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në historinë e botës demokratike, diçka ekstreme, që shkon përtej çdo logjike dhe diçka që shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardhur, por në fakt jo.

Një zhvillim i kësaj natyre që patjetër dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin, shoqërinë, të gjithë ngrehinën e kulturës politike e cila për të gjitha arsyet që dimë, përbën realisht një problem kjo kulturë politike e cila dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Kjo shkon përtej dobësimit të kundërshtarit politik, është një shkatërrim që dëmton ngrehinën institucionale të këtij vendi, dëmton institucionin demokratik të opozitës patjetër, por edhe gjithë kornizën institucionale të vendit, dhe patjetër që kjo është përgjegjësia e dy personazheve që janë pa një vizion ardhmërie, pa një vizion politik.

Postime të lidhura