zoom

Politikë

Nuk ndalet! Berisha përsëri në selinë e PD-së

Tre orë përplasje dhe shkatërrim ditën e djeshme në selinë e PD-së do të merrnin fund me ndërhyrjen e policisë. Pavarësisht arrestimeve dhe procedimeve në gjendje të lirë, kjo nuk do ta ndalë Komisionin e Rithemelimit të PD-së të shkojë sërish në atë që gjerësisht është cilësuar skenë krimi.

Zoom.al mëson nga burime të brendshme se i pranishëm do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sot ne oren 14.00 Komisioni i Rithemelimit te PD shkon ne Seli per nje deklarate”, thuhet në njoftim.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të thuhet, ndodhë dhe mbi të gjitha cilët anëtarë do jenë të pranishëm.