Aplikacion
Një ditë pas protestës dhe përplasjes me demokratëve mbështetës të Berishës dhe Bashës, në selinë blu këtë të diel vijon pastrimi i godinës nga dëmet e shkaktuara.
Punonjësit kanë nisur me pastrimin e materialeve dhe të mjeteve të përdorura për thyerjen e dyerve dhe të xhamave të godinës.
Nga dhuna e përdorur në protestën e një dite më parë janë thyer dyert dhe dritaret e institucionit, ku dëmi më i madh duket se është në katin e parë.
Në ambientet e godinës ndihet akoma aroma e rëndë e gazit dhe e solucioneve të tjera të përdorura për të shpërndarë protestuesit para selisë blu.
U lidhën dhe ndanë disa herë, Brikena dhe Mateo rrëfejnë “sekretin” e dashurisë së tyre