Aplikacion
Teksa iu drejtua demokratëve në një bashkëbisedim virtual, Rama nuk kurseu kritikat ndaj Lulzim Bashës.
“S’mund të përdorësh fikëset e zjarrit dhe hunjtë për të mbrojtur demokracinë, duke rrezikuar njerëzit”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Rama shtoi se e rëndësishme është që të çlirohet politika nga të gjithë ata që e mbajnë peng për shkak të urrejtjes së brendshme.
“Zënia për godinën është ekstrem i degradimit pasi në fakt shpreh ezaurimin e logjikës, të kulturës, të mendësisë, të njerëzores që përkthehet në një agresion fizik, në përballjen mes gojësh që flasin në emër të muskujve dhe jo të gojës. E gjithë kjo vjen si rezultat i delegjitimit të plotë, janë të dy palët që kanë humbur mundësinë për të udhëhequr demokratit. Të dy mbahen që të mos bien, ndërkohë që ne duam që të ndihmojmë paqen dhe s’jam këtu që të kërkoj nga demokratët që të bëhen votues të PS-së dhe për të thënë sa mirë që u shkatërrua opozita, por për të bërë çmos që ta çlirojmë politikën e këtij vendi që na mban peng të gjithëve të ndasisë së thellë dhe urrejtjes së brendshme të të dy kampeve dhe të gjendet rruga që të mos kemi më skena të tilla, që janë të destinuar që të përsëritin. Demokratët duhet ta gjejnë vetë atë që u duhet për të udhëhequr por mënyra sesi unë e shikoj këtë situatë kërko kohën e vet. Këtu nuk bëhet fjalë për tu ndjerë mirë dhe për tu argëtuar për tu shkatërruar nga themeli një forcë opozitare pasi mbi të gjitha ka mbajtur ekuilibrin politik në vend”.
Ndër të tjera, ai theksoi se vendi ka nevojë për një opozitë, e cila prej kohësh tashmë nuk e ka bërë siç duhet rolin e saj.
Rama duke iu përgjigjur komentuesve shprehet se nuk është i lumtur që kampi kundërshtar gjendet në atë situatë, pasi ai ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit politik kombëtar ndaj është e rëndësishme ringritja e opozitës.
FOTO/ Dy të lënduar gjatë protestës, Policia përdor ujë me ngjyrë blu dhe gaz lotsjellës