zoom

Aktualitet

Bardhi “nxehet” me policinë: Kontrolloi çdo person në seli

Bardhi “nxehet” me policinë: Kontrolloi çdo person në seli

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyren e cdo deputeti ne seline e PD dhe çdo person brenda.

Disa të shoqëruar Bardhi thote po terrorizohen nga policia.

“Dua të informoj median duke qënë se s’ju lanë brenda, punonjësit e policisë dhe prokuroria ishin brenda selisë që çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar një procedurë verifikimi regjistrimi nga ana e policisë dhe prokurorisë. Më pak kanë kaluar në kontroll fizik të çdo personi që ka qenë brenda selisë dhe pas kësaj faze ka kaluar një kontroll i imtësishëm i çdo zyre të selisë së pd.

Në përfundim të veprimeve janë kontrolluar edhe zyrat e deputetëve dhe pse me ligj kjo sumd të ndodhte.

Në respekt të qytetarëve ne i kemi lejuar të kontrollojnë dhe zyrat e deputetëve pa autorizim nga kuvendi. Çfarë krimi ka bërë luan hoti kreu i degës së pd durrës që është shoqëruar a kam të drejtë të marr informacion. Kjo është maskaradë e Ramës. Pasi kanë kaluar disa momente terrori përse do duhet ky terror në vend që kryetarët e degëve kanë udhëtuar që në mëngjes pas disa orëve të terrorit nga banda e Berishës do duhet të kalojnë dhe një terror tjetër duke u shoqëruar në komisariat”.

Postime të lidhura