zoom

Aktualitet

Basha flet për herë të parë pas sulmit në PD: Tragjike, por kishte një lajm të mirë

Basha flet për herë të parë pas sulmit në PD: Tragjike, por kishte një lajm të mirë

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD, deklaroi se ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese e tregoi fytyrën e saj. Basha tha se demokratët e braktisën Berishën dhe kjo ishte dita e tij e fundit politike.

“Shumica e demokratëve nuk ju përgjigjën Berishës. E braktisën si gjithë këto muaj kur ka mashtruar e shpifur për të mbuluar një të vërtetë, që beteja e tij nuk bëhet për askënd tjetër por për atë vetë. Ai nuk nuk kursen askënd. Lajmi i mirë është braktisja totale e tij në ditën e fundit politike.”-tha Basha.

Postime të lidhura