Aplikacion
Pas largimit të Sylvinho nga drejtimi i Kombëtares shqiptare, FSHF duket se ka gjetur menjëherë pasardhësin e teknikut brazilian.
Sipas informacioneve, pankina kuqezi pritet t’i besohet trajnerit italian Rolando Maran, i cili do të prezantohet nga federata në konferencën e paralajmëruar për mediat.
62-vjeçari ka një karrierë të gjatë në futbollin italian, kryesisht si trajner. Edhe pse si lojtar nuk ka pasur një karrierë të spikatur, ai ka drejtuar disa skuadra në Serie A dhe në kategoritë e tjera të futbollit italian.
Eksperienca e fundit e Rolando Maran ishte te Brescia Calcio, ndërsa më herët ai ka drejtuar edhe skuadra si Cagliari Calcio, Pisa Sporting Club dhe SSC Bari.

Largimi i Sylvinho vjen pas përfundimit të kontratës së tij me federatën. Gjatë drejtimit të Kombëtares, ai arriti të kualifikojë Shqipërinë në UEFA Euro 2024 dhe të sigurojë një tjetër fushatë pozitive në eliminatoret e Botërorit 2026, ku kuqezinjtë shkuan deri në fazën “play-off”.