zoom

Aktualitet

Zgjidhet kreu i ri i SPAK, kush e zëvendëson Dumanin

Zgjidhet kreu i ri i SPAK, kush e zëvendëson Dumanin

Klodian Braho do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ai u zgjodh këtë të enjte me 7 vota pro në fund të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Adnan Xholi mori 3 vota, ndërsa Elvin Gokaj vetëm 1 votë. Për Doloreza Musabelliun nga ana tjetër nuk shkoi asnjë votë e anëtarëve të KLP.

Klodian Braho do të gëzojë një mandat 3-vjeçar si kryeprokuror i SPAK, duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin, të cilit i përfundon mandati më 18 dhjetor.

Një ditë më parë, kur zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise takoi Altin Dumanin, për ta përgëzuar për punën në krye të SPAK, duke goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel, ai shtrëngoi duart edhe me Klodian Brahon.

Ra në sy fakti që Braho ishte i vetmi kandidat që u takua me zyrtarin amerikan, duke nxitur fjalët se ai ishte i përzgjedhuri i Amerikës në krye të SPAK./ Zoom.al

Postime të lidhura