zoom

Aktualitet

Rama uron Klodian Brahon: Ka mbështetjen tonë të palëkundur

Rama uron Klodian Brahon: Ka mbështetjen tonë të palëkundur

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar kreun e ri të SPAK, Klodian Braho, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatëve.

Rama shkruan se Braho meriton mbështetjen për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit.

Ai garanton se SPAK do të ketë mbështetje të palëkundur nga qeveria për të përmbushur misionin e tij.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, tha Edi Rama në rrjetet sociale.

Postime të lidhura