Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi gjatë një konference për gazetarët lidhur me zgjedhjen e Klodian Brahos si drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Berisha deklaroi se këtë herë procesi është zhvilluar në përputhje me Kushtetutën, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, duke nënvizuar se kandidati i parë ishte votuar në mënyrë joligjore, ndërsa i dyti kishte marrë vetëm shtatë vota.
Ai akuzoi gjithashtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë për “mizogjini”, duke vënë në dukje se kandidatja e vetme femër, Doloreza Musabelliu, nuk mori asnjë votë. “Ishte një zonjë aty, e dërguar nga Komisioni i SPAK-ut, por as gratë e KLP-së nuk menduan t’i jepnin një votë,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë si tregues të një trupe që diskriminon gjinërisht.
Sipas tij, zgjedhja e Brahos këtë herë është e vetmja që respekton Kushtetutën, në kontrast të plotë me pararendësit.
“Komenti i vetëm, që dje u zbatua kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me pesë vota që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyre. I dyti mori shtatë vota. Komenti i dytë, aty ishte një zonjë çka tregon që ajo trupë e KLP-së është mizogenike, nuk i dhanë asnjë votë. Si ta marr unë? Ishte një zonjë aty, nuk shkoi vetë aty. Në KLP e dërgoi Komisioni i SPAK-ut dhe shkoi atje dhe dy tre zonja në KLP nuk menduan të japin një votë. E nxorrën pa asnjë votë. Këto dy komente kam unë. U zgjodh në përputhje me kushtetutën në dallim të madh nga pararendësi i tij që nuk ka Kushtetutë as ligj,”- tha Berisha./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit