Aplikacion
Pas zgjedhjes së Klodian Brahos si kryeprokuror i ri i SPAK, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë reagoi duke përgëzuar Brahon për marrjen e detyrës, si dhe Altin Dumanin për shërbimin e tij trevjeçar në krye të institucionit.
Në njoftimin e saj, ambasada thekson se SHBA pret me kënaqësi të vazhdojë partneritetin e fortë me kryeprokurorin e ri, duke u angazhuar për mbështetje të vazhdueshme të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Ambasada vlerëson integritetin dhe guximin e Dumanit për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe pret bashkëpunimin e ri me Brahon në këtë drejtim.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, është reagimi i ambasadës./ Zoom.al