zoom

Aktualitet

Braho në krye të SPAK, reagon Gonzato

Braho në krye të SPAK, reagon Gonzato

Klodjan Braho është zgjedhur sot me 7 vota në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ai do të marrë detyrën pas mbylljes së mandatit të Altin Dumanit.

Pas përfundimit të procesit të votimit, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, përshëndeti zgjedhjen e Brahos dhe theksoi rëndësinë e institucionit që ai do të drejtojë.

Sipas Gonzatos, SPAK mbetet një element kyç në betejën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe është ndër kërkesat më të rëndësishme që lidhen me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, u shpreh Gonzato./ Zoom.al

Postime të lidhura