zoom

Aktualitet

Kreu i ri i SPAK/ Përfundon intervistimi i kandidatëve

Kreu i ri i SPAK/ Përfundon intervistimi i kandidatëve

Ka përfunduar procesi i intervistimit të katër kandidatëve për kreun e SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho u paraqitën para anëtarëve të KLP-së, në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, duke nisur nga ora 09:00 deri në 14:50.

Secili prej tyre prezantoi platformën e vet dhe paraqiti çështjet kryesore që ka hetuar gjatë karrierës.

Këtë herë procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK-it do të zhvillohet sipas një rregulloreje të ndryshuar. Anëtarët e KLP-së nuk do të votojnë më me ngritje dore, por me një fletë të bardhë, ku do të shënohen emri i votuesit dhe emri i kandidatit që mbështesin.

Një tjetër ndryshim është se kryetari i KLP-së nuk do të ketë më dy vota në rast barazimi, por vetëm një, njësoj si pjesa tjetër e anëtarëve./ Zoom.al

Postime të lidhura