zoom

Lajme

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”/ Këlliçi: Veliaj ka tërhequr këmbën zvarrë

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”/ Këlliçi: Veliaj ka tërhequr këmbën zvarrë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi reagoi në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetime ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Këlliçit, ky është konfirmim se Rilindja është një organizatë kriminale e strukturuar, nën drejtimin e Edi Ramës.

“Motra që pret t’i bashkohet vëllait!

Veliaj duket se ka tërhequr këmbën zvarrë, pasi “kolegët” e tij duket se kanë marrë nën hetim edhe “motrën” e tij, Belinda Ballukun.

Ky zhvillim vërteton atë që Partia Demokratike ka thënë që në krye të herës:

Rilindja është një organizatë e strukturuar kriminale, me kryetar Edi Ramën dhe me qëllimin final zhvatjen e xhepave të shqiptarëve”, tha Këlliçi./ Zoom.al

Postime të lidhura