zoom

Aktualitet

Gazetarja jep detaje: Balluku nuk do ta festojë dot Shën Valentinin

Gazetarja jep detaje: Balluku nuk do ta festojë dot Shën Valentinin

Gazetarja Anduena Llabani dha detaje për hetimet që SPAK po zhvillon ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Llabanit, hetimet kanë arritur një fazë të avancuar dhe përfshijnë bashkëpunëtorë të afërt të Ballukut, por jo familjarët e saj.

“SPAK dhe BKH po kontrollojnë aktivitetet e bashkëpunëtorëve të Ballukut. Nëse sekuestroni celularin e saj, provat do të jenë të pamohueshme”, tha Llabani, duke shtuar se pozitat e larta mund ta bëjnë dikë të pakujdesshëm.

Moderatorja nënvizoi se prokurori Dritan Prençi, i cili ka hetuar më parë dosjen e inceneratorëve, po ndihmon në këtë rast. Hetimet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme që mund të çojnë në marrjen e Ballukut si të pandehur.

“Janë mbledhur prova që mund të përdoren për ngritjen e akuzave. SPAK është në momente vendimtare, por Balluku duket se nuk do ta festojë Shën Valentinin”, shtoi ajo me ironi.

Llabani theksoi gjithashtu se SPAK vepron nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-së./ Zoom.al

Postime të lidhura