zoom

Lajme

Troç, Belinda Balluku e ka punën pisk

Troç, Belinda Balluku e ka punën pisk

Belinda Balluku nuk po kalon ditë të lehta.
Ajo është konfliktuar me Ramën për çështjen e aeroportit të Vlorës, është thirrur në SPAK për një ose më shumë hetime penale për disa tendera e koncesione, opozita e ka kryefjalë të saj, ndërsa disa media vijojnë të publikojnë investigime që implikojnë në afera korruptive atë e njerëz të saj.

Me pak fjalë, Balluku duket se ka ardhur në finishin e karrierës së saj.

Për ta thënë troç, deri tani ka vetëm zhurmë. Ajo çfarë i bën të besueshme disa nga lajmet që po qarkullojnë, si për aeroportin e Vlorës ashtu edhe për fletë-thirrjen nga SPAK është fakti që Balluku nuk po reagon.
Me gjasë ajo ka zgjedhur një tjetër strategji nga ajo e Lali Erit, hija e të cilit duket sikur po ndjek edhe nga burgu./ Zoom.al

Postime të lidhura