zoom

Aktualitet

Nën hetim nga SPAK për tenderat/ Reagon Belinda Balluku: Shumë mirë do të ishte që…

Nën hetim nga SPAK për tenderat/ Reagon Belinda Balluku: Shumë mirë do të ishte që…

Lajmi se zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka marrë një fletë-thirrje nga SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim po qarkullon kudo.

Në mesin e kësaj zhurme, Belinda Balluku reagoi. Por reagimi i saj nuk lidhet për çështjen më të komentuar të ditës dhe për të cilën të gjithë kanë interes të dinë.

Në rrjetet sociale, Balluku shfaqet e buzëqeshur dhe hiqet si e pashqetësuar nga lajmet që qarkullojnë për të dhe tregon se teksa këtu “zien” diskutimi për të dhe shkeljet e saj, ajo vetë po shijon një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern.

“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.
Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës”, thotë Belinda Balluku në video-mesazhin e saj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle ne banesat dhe zyrat e dy bashkëpunetoreve më të ngushta të ministres Balluku.

Ajo u shpreh se SPAK i ka komunikuar Ballukut se po hetohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. / Zoom.al

Postime të lidhura