zoom

Aktualitet

Balluku nën hetim nga SPAK, reagon Rama

Balluku nën hetim nga SPAK, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi zëvendësja e tij, Belinda Balluku është vënë nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Në një intervistë për “DW”, Rama thotë se drejtësia vijon punën e saj dhe sipas tij, njerëzit janë të pafajshëm derisa gjykata të shprehet.

“Drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshme nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës”.

Një ditë më parë gazetarja Klodiana Lala raportoi se Ballukut i ka shkuar fletë-thirrja për të hënën, ndërsa shtoi se dy bashkëpunëtoreve të ngushta të saj i janë kontrolluar banesat./ Zoom.al

Postime të lidhura