Aplikacion
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar hetimin që SPAK ka nisur ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Vokshi e konsideron këtë hetim si tepër të vonuar, duke theksuar se SPAK do të duhej të vepronte më herët, duke shmangur kështu pasoja të mundshme.
“Hetimi ndaj Ballukut duhet të kishte nisur më parë. Nëse do të ndodhë tani, është vonë”, u shpreh deputetja.
Ajo kujtoi se Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar Ballukun për përfshirje në disa prej skandaleve më të mëdha që kanë pasur kosto të lartë për buxhetin e shtetit.
“Pandëshkueshmëria e bëri të mundur që ajo të arrinte pozicionin e zëvendëskryeministres. Nëse SPAK do të kishte reaguar më herët, nuk do të përsëritej masakra elektorale e 11 majit.
Ajo është e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë nofkën ‘Lubi Balluku’, sepse ajo ka vepruar pa limite”, tha Vokshi, duke përmendur prova të depozituara nga strukturat e PD-së në Fier.
Vokshi përmendi edhe pjesëmarrjen e Ballukut në disa nga aferat më të mëdha të qeverisë, përfshirë inceneratorët dhe tenderat e rrugëve, të cilat sipas saj kanë kushtuar shumë më tepër se standardet e BE-së./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit