zoom

Aktualitet

Ballukun e “masakrojnë” në komente: Ke ik te Tigri në Zvicër o Tigreshë

Ballukun e “masakrojnë” në komente: Ke ik te Tigri në Zvicër o Tigreshë

Pas lajmit se SPAK e ka vënë nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku postoi një video të sajën, teksa shijonte një udhëtim me stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me atë të Hekurudhës Shqiptare në Zvicër.

“Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍 Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku.

Por qytetarëve nuk iu ka shpëtuar fakti se Balluku ndodhet në Zvicër, pikërisht aty ku është i arratisur edhe paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj, i cili po ashtu ka telashe me SPAK-un.

Në komente, me ironi ata e këshillojnë Ballukun të kërkojë ndihmë nga Ahmetaj dhe të marrë azil në Zvicër që të shpëtojë nga drejtësia shqiptare.

Disa nga komentet:

“Paske shku me taku ish-kolegun. Azili në Zvicër të shpëton kokën dhe kuletën.”

“Thuaj Ahmetajt për ndonjë strehim të të gjejë më Zvicër.”

“Ke ik te Tigri o Tigreshë në Zvicër.”

“Mos u vono shumë se SPAK-u po të pret.”

Ndërsa në Instagram, komentet janë të mbyllura./ Zoom.al

Postime të lidhura