Aplikacion
Gazetarja Klodiana Lala konfirmoi se SPAK ka lëshuar një fletë-thirrje për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas saj, nuk dihet nëse Balluku do të paraqitet të hënën në SPAK, pasi as zyra e numrit dy të qeverisë nuk i ka kthyer përgjigje një kërkese të saj.
Lala tha se SPAK dhe BKH ka ushtruar kontrolle ne banesat dhe zyrat e dy bashkëpunetoreve më të ngushta të ministres Balluku.
Ajo u shpreh se SPAK i ka komunikuar Ballukut se po hetohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Ajo, sipas gazetares, është thirrur vetëm si person nën hetim, por fakti që SPAK i ka kërkuar të paraqitet me një avokat, asaj mund t’i komunikohet një akuzë penale.
Ndaj Ballukut ka një sërë kallëzimesh, por nuk dihet se për cilën çështje është thirrur ajo në SPAK të hënën. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari