zoom

Të gjitha

Filmi “The Kill Room” vjen me kastin më të mirë të aktorëve

Filmi “The Kill Room” vjen me kastin më të mirë të aktorëve

Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman do të udhëheqin ekipin e aktorëve në trilerin e ri, “The Kill Room”.

Lajmi për realizimin e përbashkët erdhi pas bashkimit të yjeve të filmit “Pulp Fiction” së bashku me John Travoltan në ceremoninë e 94 të ‘Oscars’. Jackson do të luajë shefin e vrasësve, ndërsa Uma do të luajë rolin e një tregtareje arti në komedinë e errët për një vrasës që bëhet sensacion në botën e artit.

“Unë jam përjetësisht mirënjohëse për të dy që ranë dakord dhe jam e emocionuar që mund ta krijoj këtë”, ka thënë regjisorja Nicol Paone.

Xhirimet e “The Kill Room” do të bëhen në New Jersey dhe në New York, ndërsa data e lansimit të filmit akoma nuk është bërë e ditur./L.K

/Zoom.al