zoom

Aktualitet

Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një person (EMRI)

Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një person (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të martë në ambientet e Portit të Durrësit, në zonën e skanerit, ku një këmbësor u përplas nga një kamion.

Sipas informacioneve, automjeti i tonazhit të rëndë drejtohej nga Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues në Berat.

Gjatë lëvizjes, ai ka goditur 62-vjeçarin Nexhmi Shabani, banues në Kosovë, i cili ndodhej në zonë në momentin e aksidentit.

Në njoftimin e parë, autoritetet bënë me dije se i plagosuri kishte pësuar dëmtime të lehta dhe ishte transportuar në spital për trajtim mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 62-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

Policia ka nisur veprimet procedurale për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin fatal./ Zoom.al

Postime të lidhura