Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet edhe për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Për disa minuta, aksidenti shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Maldini jep dorëheqjen si shef teknik i Italisë, Mancini favorit për rolin e trajnerit kryesor