zoom

Bota

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit: Po i japim një shans diplomacisë

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit: Po i japim një shans diplomacisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata amerikane ka vendosur të pezullojë përkohësisht sulmet ndaj Iranit, me synimin për t’i dhënë një mundësi të re zgjidhjes diplomatike të krizës mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Axios”, Trump u shpreh se Uashingtoni mbetet i angazhuar për dialog, por paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të rikthejnë veprimet ushtarake nëse përpjekjet diplomatike nuk japin rezultat.

“Po ndalojmë sulmet ndaj Iranit për t’i dhënë një shans diplomacisë. Nëse negociatat dështojnë, atëherë jemi të përgatitur të ndërmarrim veprime të forta ushtarake”, deklaroi presidenti amerikan.

Sipas Trump, administrata e tij synon që fillimisht të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për një zgjidhje përmes bisedimeve, ndërsa theksoi se opsioni ushtarak mbetet pjesë e strategjisë amerikane në rast se negociatat nuk sjellin progres./ Zoom.al

Postime të lidhura