Aplikacion
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka
Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar lidhur me procedurën e ndjekur në Kuvend për shqyrtimin e marrëveshjes së klasifikuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngritur pikëpyetje mbi respektimin e rregullave të sigurisë për informacionin konfidencial.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili pyet nëse të 140 deputetët janë të pajisur me certifikatë sigurie të nivelit të lartë, e cila, sipas tij, do të ishte e nevojshme për të pasur akses në dokumente të klasifikuara.
“A janë të pajisur me certifikatë sigurie të nivelit të lartë të 140 deputetët? A kanë të drejtë të lexojnë një marrëveshje tepër sekrete pa pasur këtë certifikatë sigurie? Nëse jo, për çfarë sekreti bëhet fjalë?”, shprehet Vasili.
Më tej, ai kritikon mënyrën e funksionimit të Kuvendit, duke pretenduar se institucioni ka humbur rolin e tij kushtetues dhe se vendimmarrja është përqendruar te Kryeministri Edi Rama.
“Boll u tallët me Parlamentin. S’ka Parlament. Ekziston vetëm zyra e Edi Ramës, e cila qeveris Parlamentin, drejtësinë dhe institucionet e tjera”, deklaron Vasili.
Reagimi i deputetit vjen pas debatit të fortë politik që shoqëroi miratimin në Kuvend të marrëveshjes për huanë amerikane për modernizimin e Forcave të Armatosura, proces që u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të karakterit të klasifikuar të dokumentacionit./ Zoom.al