zoom

Aktualitet

(VIDEO) Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e Taulant Ballës

(VIDEO) Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e Taulant Ballës

Një incident është regjistruar pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku një grup i vogël protestuesish hodhën vezë në drejtim të automjetit me të cilin po largohej kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ngjarja ndodhi në afërsi të godinës së Kuvendit, ku disa protestues kishin mbetur ende të grumbulluar edhe pas mbylljes së punimeve parlamentare. Sapo automjeti i Ballës u largua nga godina, ata hodhën vezë në drejtim të tij.

Sipas pamjeve të publikuara, protestuesit ndodheshin pranë zonës së Xhamisë së Namazgjasë dhe, menjëherë pas veprimit të tyre, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas incidentit, në zonë u angazhuan forca të shumta policore, të cilat rrethuan perimetrin dhe monitoruan situatën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Ngjarja vjen në një ditë të shoqëruar me protesta pranë Kuvendit, ku qindra qytetarë u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta pati edhe përplasje mes protestuesve dhe forca e të policisë./ Zoom.al

Postime të lidhura