Aplikacion
Policia ka shoqëruar një prej organizatorëve të protestës së zhvilluar para Parlamentit, Arben Kolën.
Shoqërimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa protestuesit vijojnë të jenë të grumbulluar në disa pika pranë godinës së Kuvendit.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, efektivët e policisë kanë ndërhyrë ndaj Arben Kolës, duke e tërhequr zvarrë dhe më pas duke e futur në automjetin e policisë.
Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren! Shtyhet shqyrtimi i marrëveshjes me SHBA-në

