Aplikacion
Maturantët në të gjithë vendin do të plotësojnë sot formularin A2 në portalin U-Albania, duke nisur zyrtarisht procesin e aplikimit për pranim në institucionet e arsimit të lartë. Çdo aplikant ka të drejtë të përzgjedhë deri në 10 programe studimi sipas preferencave të tij.
Përpara plotësimit të formularit, maturantët duhet të kryejnë pagesën prej 2 mijë lekësh në një bankë të nivelit të dytë. Për herë të parë këtë vit, mandatpagesa mund të ngarkohet edhe online në platformën U-Albania, duke lehtësuar procedurën e aplikimit.
Universitetet kanë propozuar deri më tani 60 programe të reja studimi, të cilat pritet të jenë pjesë e ofertës akademike për vitin e ri universitar. Megjithatë, për degët më të kërkuara konkurrenca pritet të mbetet e fortë dhe kuotat mund të plotësohen që në raundin e parë të pranimeve.
Pas regjistrimit në programin e fituar, maturantët kanë të drejtë të çregjistrohen brenda dy ditëve në fund të çdo raundi, nëse dëshirojnë të vijojnë garën për një preferencë më të lartë.
Procesi i aplikimit përmes formularit A2 do të zgjasë gjashtë ditë dhe do të mbyllet më 1 gusht.
Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren! Shtyhet shqyrtimi i marrëveshjes me SHBA-në