zoom

Bota

Vritet autori i dyshuar i sulmit terrorist në Berlin

Vritet autori i dyshuar i sulmit terrorist në Berlin

Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh private në zonën Spandau të kryeqytetit gjerman, sipas RBB.

Policia e Berlinit e kishte identifikuar të dyshuarin si dhe kishte publikuar fotografinë e tij, duke u kërkuar qytetarëve informacione për vendndodhjen e tij.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi më herët se i dyshuari kishte “tërhequr vëmendjen në të kaluarën përmes një numri të lartë veprash penale, përmes radikalizimit dhe përmes lidhjeve me skenën islamiste”.

Ai shtoi se bëhej fjalë për një shtetas gjerman me origjinë libaneze, i lindur në Gjermani në vitin 2005.