zoom

Aktualitet

“Rama në burg”- Qytetarët në protestë para Parlamentit, policia bllokon rrugën kryesore

“Rama në burg”- Qytetarët në protestë para Parlamentit, policia bllokon rrugën kryesore

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të hënë në protestë para godinës së Parlamentit, ndersa blute kane marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur një perimetër të gjerë sigurie rreth godinës së Kuvendit. Si pasojë, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në rrugën përpara Parlamentit, ndërsa lëvizja e qytetarëve në zonë është kufizuar.

Forcimi i masave të sigurisë vjen pas incidenteve të regjistruara në seancën e kaluar parlamentare, kur protestues hodhën vezë në drejtim të automjeteve që transportonin deputetë dhe ministra.

Protesta ka nisur me thirrje kundër klasës politike ku janë dëshuar thirrje: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Belinda në burg”, “Parlamenti i krimit”, “Nuk na përfaqësoni” dhe “Ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj përfaqësuesve politikë.

Postime të lidhura